Sadiku: Vit i suksesshëm për mua, por më e mira s’ka ardhur ende

Boksierja Donjeta Sadiku është shpallur si më e mira e Kosovës për vitin 2024 nga Federata e Boksit të Kosovës. Ky çmim i është ndar asaj pas sukseseve gjatë këtij viti që kulmoi me pjesëmarrjen e saj në Lojërat Olimpikë “Parisi 2024”.

Pasi mori këtë çmim, Sadiku ka thënë se viti i ardhshëm do të sjellë edhe më shumë suksese.

“Po e mbyll këtë vit me zemër plotë e krenari. Trajnere Marjola Sallauka e ju shokë të skuadrës, miq e mbështetës, faleminderit për një vit të paharrueshëm. Këtë vit po e mbyll me çmimin e boksieres më të mirë në Kosovë. Më e mira nuk ka ardhur ende”, ka shkruar Sadiku në rrjetet sociale.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker