Sadiku për deklaratat e Trumpit: Pa Qeveri të re zor se do të ketë progres në dialog

Analisti politik, Arbnor Sadiku, tha se është e vërshtirë të ketë një marrëveshje të paqes midis Kosovës dhe Serbisë në këtë kohë kur Kosova është pa institucione të reja, Qeveri dhe Kuvend. Sipas tij, deklarata e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, se do ta ketë në agjendë zgjidhjen.
‘’Vetë përmendja e faktit se Kosova dhe Serbia janë në një mosmarrëveshje akoma dhe natyrisht më parë SHBA-të kanë ndërhyrë që të ketë një shtensionim të situatës do të krijohet ajo marrëveshja e Uashingtonit që ishte në kohën e presidentit Trump nëkupton që sërish të gjitha këto konflikte që po ndodhin në botë Kosova ndonëse nuk e ka epiqendrën më të madhe mund të jetë një prej opsioneve të ardhshme që në agjendës e presidentit Trump të njihet si një prej sukseseve në politikën e jashtme që kjo mosmarrëveshje të ketë një zgjidhje, nëse nuk do të jetë afatgjate të pakten të jetë e përkohshme. Kosova aktualit është duke vendnumërruar për shkak të një krize institucionale dhe deri një krijimin e një Qeverie të re që buron nga legjitimiteti i zgjedhjeve të fundit dyshj shumë se mund të ketë ndonjë progres për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Serbinë”, tha Sadiku për rtv21
Prsidenti i SHBA-së, Donald Trump, duke përmendur mundësinë e zgjidhjes së konfliktit midis Izraelit dhe Iranit përmes një marrëveshje të paqes, ka përmendur edhe mundësinë e zgjidhjes së konfliktit midis Kosovës dhe Serbisë.
“Gjithashtu, gjatë mandatit tim të parë, Serbia dhe Kosova ishin në përplasje të ashpra, siç kanë qenë për dekada me radhë, dhe ky konflikt i vjetër ishte gati të shpërthente në LUFTË. Unë e ndalova! (Biden e ka dëmtuar perspektivën afatgjatë me disa vendime shumë të gabuara, por unë do ta rregulloj sërish!)”., ka shkruar ndër tjerash Trump./Rahoveci INFO