Sadik Durakut i vazhdohet masa e paraburgimit në Serbi

Shtetasit të Kosovës, Sadik Durakut, i është vazhduar masa e paraburgimit në Serbi edhe për 30 ditë, ka thënë avokati i tij, Goran Petronijeviq, në disa përgjigje për Radion Evropa e Lirë.

Duraku – i cili ka edhe shtetësi britanike – është arrestuar më 17 prill të këtij viti në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë.

Sipas autoriteteve serbe, ai dyshohet se ka kryer veprën penale “krim lufte kundër popullatës civile”.

Autoritetet serbe dyshojnë se Duraku, “së bashku me persona të panjohur, gjatë vitit 1999, në zonën e komunës së Gjakovës, Prizrenit dhe Pejës, si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka rrahur, fizikisht, ka ngacmuar mendërisht dhe ka grabitur popullatën civile”.

Avokati i tij, Petronijeviq ka thënë se masa e paraburgimit i është vazhduar për shkak të rrezikut të arratisjes, meqë Duraku është shtetas i huaj dhe nuk jeton në Serbi.

Ai ka thënë se prokuroria është shumë pasive në këtë rast dhe nuk e ka marrë asnjë vendim që një muaj e gjysmë.

“Prokuroria, me pasivitetin e saj, na detyron si mbrojtje të dëshmojnë se ai nuk është fajtor. Sipas meje, provat e mbledhura nga Prokuroria nuk vërtetojnë në asnjë mënyrë pretendimet e tyre”, ka thënë ai.

Petronijeviq ka thënë se Duraku ka qëndruar vazhdimisht në Britaninë e Madhe, që nga dhjetori i vitit 1998, dhe se nuk është kthyer në Kosovë deri në vitin 2004.

Edhe Avdyl Duraku, vëllai i Sadikut, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se ai ka jetuar në Angli me familjen e tij qysh para se të niste lufta.

“Në Kosovë për herë të parë pas lufte ka ardhur në vitin 2004”, ka thënë ai, derisa ka treguar se gjendja shëndetësore e Sadikut nuk është e mirë, pasi po vuan prej problemeve në zemër.

“Shpresoj të dalë gjallë, ky është halli im, sepse ai nuk është mirë me shëndet”, ka thënë mes tjerash Avdyli.

Sadik Duraku është vetëm njëri prej qytetarëve të Kosovës që janë duke u mbajtur në paraburgim në Serbi, vjetëve të fundit.

Më 1 qershor, autoritetet serbe e kanë ndaluar edhe Tefik Mustafën në pikëkalimin mes Kosovës dhe Serbisë, Merdare, nën dyshimet se ka kryer krime lufte kundër popullatës joshqiptare gjatë luftës në Kosovë, më 1999.

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë ka bërë të ditur se Mustafa, si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është përmendur në deklaratat e dëshmitarëve si pjesëmarrës në kidnapimin e tre policëve në qershor të vitit 1999 në Kosovë, “pas të cilit u humbën të gjitha gjurmët. “

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës e ka konsideruar arrestimin e Mustafës si arbitrar dhe ka kërkuar ndihmën e faktorit ndërkombëtar për lirimin e tij. /REL

Lajmet Sadik Durakut i vazhdohet masa e paraburgimit në Serbi >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>