Sabri Fejzullahu takohet me Emina Çunmulaj, nuk kursen lavdatat për të
Modelja nga Mali i Zi, Emina Çunmulaj, e cila jeton dhe vepron prej vitesh në Amerikë, po qëndron në Kosovë.
Në mesin e aktiviteteve të shumta ajo bashkë me ish- presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga ka vizituar kompleksin “Adem Jashari në Prekaz.
Derisa është takuar edhe me këngëtarin Sabri Fejzullahu, shkruan portali Rahoveci INFO.tv.
Ky i fundit ka zgjedhur fjalët më të mira për modelen, duke vlerësuar aktivitetet e saj humanitare.
“Sot takova ikonën e bukurisë dhe Konsulen e Nderit të Shqipërisë në Florida, Eminen e bukur me shpirt edhe më të bukur. Ajo do t’i falë një copë shpirti të saj të madh Kosovës me punën e saj humanitare që e bën me vite. Krenar me ty Emina Çunmulaj”, ka shkruar Fejzullahu./21Media