Sa do të fitojnë Usyk dhe Fury nga lufta që do të zhvillohet të shtunën
Oleksandr Usyk dhe Tyson Fury do të luftojnë të shtunën mbrëma rreth orës 22:00 në një revansh për tre nga katër rripat kryesorë të kampionatit botëror të peshave të rënda, dhe si zakonisht, para të mëdha do të jenë në linjë.
Gjegjësisht, boksierët do të ndajnë shumën prej 191 milionë dollarësh, shkruan Independent.
Do të jetë një shumë më e lartë se lufta e parë, në të cilën boksierët e mëdhenj ndanë 150 milionë dollarë.
Marrëveshja atëherë ishte që Fury të merrte pak më shumë se 100 milionë, ndërsa pjesën tjetër Usyk edhe pse fitoi.
Usyk do të marrë një shumë pak më të madhe, edhe pse nuk dihet se sa.