Rusia letër Serbisë, Daçiqi: Vazhdojmë me çnjohje për Kosovën

Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergej Lavrov, i çoi letër homologut të tij nga Serbia, Ivica Daçiq.

Duke e uruar për Vitin e Ri, Lavrov, njëri nga njerëzit kryesorë të presidenti Vladimir Putin, i thotë Daçiqit se Moska i qëndron aleate e fortë Beogradit.

Lavrov, shkruan se janë gati të mbajnë dinamikën e bashkëpunimit ruso-serb në politikën e jashtme dhe ofron atë që e quan “mbështetje vëllazërore” në mbrojtjen e interesave të Serbisë në pajtim me normat e të drejtës ndërkombëtare.

Kjo lidhet pikësëpari me fushatën e Serbisë kundër shtetësisë së Republikës së Kosovës, që sivjet sipas Daçiqit, do jetë më e ashpër se kurrë më parë.

“Presim që në javët e para të këtij viti do ta kemi edhe shtetin e dhjetë që e ka bërë tërheqjen e njohjes. Ndryshe kjo dhjetëshe kur të kompletohet është e pa publikuar, pasi që 18 çnjohjet tjera i kemi bërë publike. Kjo nuk do ta zgjidhë problemin, por e krijon një siguri politike për ne dhe tregon se ne s’varemi nga fuqitë e mëdha”, tha Daçiq, në intervistë për TV Prva në Beograd.

Për këto pretendimet më të reja që vijnë nga njeriu i dytë i qeverisë së Beogradit, nga institucionet kosovare ende s’ka një reagim zyrtar.

Por gjatë raportimit që e kishte para ca ditësh pranë komisionit parlamentar për punë të jashtme, kryediplomatja Donika Gërvalla Schwarz, tha se Serbia dështoi krejt për sigurimin e çnjohjeve për shtetësinë e Kosovës.

Kjo edhe përkundër faktit që, sipas Gërvalla-Schwarz, Serbia dhuroi prej “armatimit rus e deri te ndihmat humanitare” për vendet që mendohej që do e tërhiqnin njohjen e shtetit që shpalli pavarësinë më 17 Shkurt 2008.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!