Rukiqi ia kujton Kurtit kur iu thoshte “hajvana”: Tash hajde takohemi po i harrojmë të gjitha me rëndësi pushteti

Berat Rukiqi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë një reagim lidhur me ftesën për takim që Kurti ia bëri Abdixhikut.

Ai ia kujton Kurtit kur opozitën e quante “hajvana”, por që tash kërkon me i harru të gjitha sepse për Kurtin sipas tij me rëndësi është pushteti.

Ai Kurtin e quan mashtrues, përçares ndër-shqiptarë dhe gënjeshtar.

“Përçarësi në tri akte. Akti 1: Ju jeni hajvanë, hajna, tradhtarë, bashkëpunëtor të Serbisë. Akti 2: Krijo mjegull si pasojë e rezultatit fatal politik padzgjedhor: dështimit për të gjetur një partner të vetëm për qeverisje dhe shpërfaqjes së varësisë nga deputetë, që nuk kontrollohen në Kosovë. Akti 3: Hajde takohemi dhe bëjmë pazare. Po i harrojmë të gjitha. Me rëndësi pushteti. Ky është Albin Kurti: Epitomë e jokonsistencës, mashtrimit, gënjeshtres dhe përçarjes ndër-shqiptare”, ka shkruar Rukiqi në Facebook.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker