Rritet interesimi për lojtarin e kombëtares

Mario Mitaj pritet të mos qëndrojë gjatë në Rusi te Lokomotiva e Moskës, pasi klube të ndryshme europiane janë të interesuara për shërbimet e anësorit të majtë të kombëtares shqiptare.

Agjenti i 20-vjeçarit, Silvio Pagliari zbuloi në një prononcim për TMW se Mitaj është një nga futbollistët më të fortë të brezit të tij.

“Mario është mirë, marrëdhëniet me klubin janë të mira dhe ne mund të bisedojmë qetësisht me drejtuesit e Lokomotivës. E presim në Euro 2024, ku do të përballet me Italinë. Djali kishte shumë merkato në janar, disa klube e kërkuan, por Lokomotiva nuk donte ta linte të largohej. Por, unë jam i sigurt se gjatë verës do të jetë një personazh merkatoje. Jam gjithashtu shumë i sigurt se Mitaj do të zhvillojë një karrierë madhështore. Lokomotiva pagoi 3.5 mln euro për të. Rusët u treguan largpamës. Dua të falënderoj edhe Sylvinhon, trajnerin e kombëtares shqiptare, i cili e ka aktivizuar gjithmonë titullar. Mario është një nga lojtarët më të fortë të vitlindjes 2003”, theksoi Pagliari.

Lajmet Rritet interesimi për lojtarin e kombëtares >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>