Rritet bilanci, mbi 6.300 të vdekur nga tërmeti në Turqi dhe Siri

Sipas një bilanci, ditën e sotme numri i viktimave si pasojë e tërmeteve në Siri dhe Turqi ka arritur në 6326 viktima në total, ndërsa mësohet se 26,035 të tjerë janë plagosur.

Numri i të vrarëve në Siri është më shumë se 1782.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve SANA, më shumë se 970 njerëz janë vrarë në zonat e kontrolluara nga opozita, sipas Helmetave të Bardha të Sirisë, e cila njihet edhe si Mbrojtja Civile e Sirisë. Në zonat e kontrolluara nga qeveria, numri i të vdekurve është 812.

Të paktën 30,474 persona janë plagosur në të dy vendet, sipas shifrave nga qeveria turke, dhe media shtetërore siriane.

Epiqendra e tërmetit të së hënës ishte rreth 26 kilometra nga qyteti Nurdagi dhe rreth 33 kilometra larg qytetit Gaziantep, tha Shërbimi Gjeologjik amerikan.

Po ashtu gjatë asaj dite, u regjistrua një tërmet tjetër i fuqishëm prej 7.5 shkallësh të Rihterit.

 

 

Lajmet Rritet bilanci, mbi 6.300 të vdekur nga tërmeti në Turqi dhe Siri >> BotaPress.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!