Rrëzimi i skelës goditi bashkëshorten e Blendi Shkëmbit, ish-futbollisti: Ka fraktura në fytyrë, do hedh në gjyq firmën e ndërtimit

Rrëzimi i një skele (22 janar) nga një pallat në ndërtim i firmës ‘Arlis’ plagosi dy kalimtarë ditën e djeshme në bulevardin ‘Gjergj Fishta’ në Tiranë.

Mes dy të plagosurve, është edhe bashkëshortja e ish-futbollistit të njohur, Bledi Shkëmbit, Imelda.

Në një prononcim, Blendi Shkëmbi, ish-futbollist i ‘Skëderbeut’ tha se do të ndjekë çdo veprim ligjor ndaj firmës së ndërtimit, për plagosjen e bashkëshortes.

Ai pohoi se bashkëshortja ka pësuar fraktura në fytyrë.

Ish-futbollisti, aktualisht trajner i Shqipërisë ‘U19’, tha se gruaja, po kalonte si çdo ditë poshtë godinës 9-katëeshë, nga shtëpia për tek biznesi i tyre që kanë aty pranë.

Lidhur me këtë ngjarje policia ka arrestuar inxhinierin Zef Kalaj, sipërmarrësin Elton Osmanllari si dhe punëtorin e pallatit në ndërtim, Erjon Kanto.

Lajmet Rrëzimi i skelës goditi bashkëshorten e Blendi Shkëmbit, ish-futbollisti: Ka fraktura në fytyrë, do hedh në gjyq firmën e ndërtimit >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>