Rreth 200 milionë amerikanë të bllokuar nga Acari ekstrem

Diku rreth 200 milionë amerikanë janë prekur nga stuhia masive e borës, e cila shkaktoi vdekjen e më së paku 19 vdekjeve të qytetarëve para vikendit të festave.

Ndërsa, mbi 1.5 milion qytetarë mbetën pa energji elektrike dhe mijëra fluturime u anuluan të premten.

Stuhia shtrihet përtej 3,200 kilometra nga Teksas deri në Quebec.

Qytetet në Kanada, Ontario dhe Quebec janë goditur me stuhinë e Arktikut duke lënë pa energji elektrike me qindëra mijëra qytetarë, kurse pjesa tjetër e vendit, nga Kolumbia Britaneze deri në Neëfoundland, ishte në gjendje të acarit ekstrem dhe me paralajmerime stuhie bore.

Shërbimi amerikan i motit kombëtar (NWS) njofton se të premten ‘shënoi paralajmërimet më të mëdha të motit dimëror ndonjëherë’, me temperatura ekstreme deri në – 45 gradë Celsius, raporton BBC, përcjell Klankosova.tv.

Kurse, në Pensilvania dhe Michigan, NWS ka parashikuar rënie e dendur bore, përderisa në Buffalo pritet rënie bore deri 89 centimetra.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!