Rrëfehet Meta: Marrëdhëniet e mia me Monika Kryemadhin kanë pësuar tronditje të thellë

Pasi në media u publikua lajmi se kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta do të përjashtojë bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi nga nivelet drejtuese në parti, Meta këtë gjë u duk se e konfirmoi dhe në emisionin “Opinion”.

Meta konfirmoi se raportet politike të tij me Kryemadhin nuk janë të mira dhe kanë pësuar tronditje të thellë që kur u dogjln mandatet.

“Raporti im politik me të nuk është i mirë. Ajo ka kontribuar deri në momentin kur vendosi të digjte mandatet bashkë me Petrit Vasilin dhe ata 17 të tjerët. Raporti është tronditur thellë për arsye se në politikë bëhen gabime, por ajo që ka ndodhur është shumë e rëndë. T’i lësh parlamentin një të marri?! Raportet politike kanë pësuar një tronditje të madhe. Ajo është anëtare e Kryesisë dhe deputete e Fierit, e kam ftuar edhe kur bëra takim në Fier edhe në aktivitetet të tjera dhe nuk ka marrë pjesë kishte angazhime të tjera. Prandaj do i japim fund kësaj gjëje, jo vetëm mes meje dhe Kryemadhit, por dhe në raste të tjera, duke i dhënë fund nepotizmit.” – tha Meta.

Lajmet Rrëfehet Meta: Marrëdhëniet e mia me Monika Kryemadhin kanë pësuar tronditje të thellë >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>