Rrahmani drejt Skocisë, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në historinë e klubit rumun
Albion Rrahmani po i kalon ditët e fundit tek skuadra rumune, Rapid Bukuresht, pasi do të bëjë një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën e tij.
Vetëm një vit i ka mjaftuar sulmuesit dardan për të shpërthyer me fanelën e Rapidit me gola e asistime.
23-vjeçari ka zhvilluar 26 ndeshje zyrtare, teksa ka shënuar 17 gola dhe ka asistuar në pesë të tjera.
Slavia e Pragës është skuadra më e interesuar për shërbimet e Rrahmanit, madje mediumi rumun Digi Sport ka raportuar se skuadra çeke ka ofruar tre milionë euro për transferimin e tij.
Megjithatë e ardhmja e Rrahmanit më shumë pritet të jetë në Skoci, ku gjiganti Glasgow Rangers, tani po shihet si favorit dhe që mund të ofrojë më shumë për transferimin e Rrahmanit.
Lajmet Rrahmani drejt Skocisë, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në historinë e klubit rumun >> Rahoveci INFO.