Rrahje mes të burgosurve në Burgun e Dubravës, lëndohet njëri prej tyre

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndodhur një përleshje mes dy të burgosurve në Burgun e Dubravës, ku njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore.

Përmes raportit 24 orësh, Policia njofton se rasti ka ndodhur të hënën dhe është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor”.

“Viktima kosovar ka pësuar lëndime trupore pasi është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari dhe viktima janë të burgosur në Burgun e Dubravës. Rasti është iniciuar si më lartë me vendim të prokurorit”, thuhet në njoftim.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!