Rrahje e të shtëna me armë zjarri në Gjakovë, arrestohen 10 persona

Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë dhjetë persona në Gjakovë, pasi të njëjtit janë përfshirë në rrahje në mes veti ku ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri. Dyshohet se përleshja mes tyre ka ndodhur për shkak të mosmarrëveshjeve që kishin pasur në rrjete sociale.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se dy prej tyre kanë marrë lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, të gjithë të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

“POSEDIM, PËRDORIM I PAAAUTORIZUAR I ARMËS & LËNDIM I LEHTË Gjakovë / 08.03.2024 – 18:30.  Janë arrestuar dhjetë (10) të dyshuar, pasi të njëjtit janë përfshirë në rrahje në mes veti ku ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri, dyshohet për shkak të mosmarrëveshjeve që kishin pasur në rrjete sociale. Si pasojë lëndime kanë pësuar dy nga të dyshuarit të cilëve u është ofruar tretman mjekësor, ndërsa njësitet policore te një i dyshuar tjetër kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë të tipit Bloë-Magnum, e cila dyshohet se është përdorur.  Me vendim të prokurorit, të gjithë (10) të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Lajmet Rrahje e të shtëna me armë zjarri në Gjakovë, arrestohen 10 persona >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>