Roveri i NASA-s “dërgon” në Tokë mostrat e para nga shkëmbinjtë në Mars

Mostra e parë e shkëmbinjve nga planeti Mars, i mbyllur në një kapsulë të veçantë cilindrike titani, u depozitua në Tokë nga roveri Perseverance i NASA. Roveri, i cili ka përmasat e një makine, ka kohë që merr mostra të shkëmbinjve marsianë të synuar nga shkencëtarët në Tokë.

Disa mostra po i mban të njëjta (këto synohen të merren nga një mjet tjetër robotik në të ardhmen dhe përfundimisht të kthehen në Tokë për analiza nga shkencëtarët), ndërsa mostra të tjera identike ai ka filluar të depozitojë në sipërfaqen e Marsit si një rezervë në rast se diçka shkon keq.

Gjatë dy muajve të ardhshëm, roveri do të depozitojë gjithsej 10 cilindra mostrash, të cilat deri më tani janë mbajtur në “barkun” e tij. Depozita bëhet në një vend të caktuar, ku do të krijohet depoja e parë e mostrës në një planet tjetër. Roveri deri më tani ka mbledhur 17 mostra, duke përfshirë një nga atmosfera marsiane. /Rahoveci INFO

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!