Roth kritikon SHBA: S’është fer që u shtuan ekstra kushte ndaj Kosovës për t’u anëtarësuar në KiE

Kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme në Bundestagun gjerman, Michael Roth, ka kritikuar SHBA-në se po i vendos ekstra kritere Kosovës për t’u anëtarësuar në Këshillin e Europës. Ai tha se kjo qasje e pabalancuar ndaj Kosovës duhet të përfundojë.

“Është krejtësisht e pakuptueshme që SHBA vendos ekstra kushte për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës. Kjo qasje e pabalancuar nga SHBA-ja drejt Kosovës duhet përfundimisht të përfundojë. S’është fer dhe është e padrejtë. Këshilli i Europës dhe shtetet anëtare ulën në ulësen e shoferit – jo SHBA”.

Roth shkroi në X derisa rishpërndau një postim një kolegu të tij të Bundestagut, Frank Schwabe, që gjithashtu komentoi deklaratat e emisarit amerikan, Gabriel Escobar, i cili tha se përveç vendimit për Manastirin e Deçanit, Kosova duhet të plotësojë edhe dy kushte, përfshirë Asociacionin.

“Me gjithë respektin për të dërguarin special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, Këshilli i Europës po bën të mundur gjëra që të tjerët nuk mund t’i arrinin. Dhe ne do të vendosim për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në bazë të rregullave dhe vlerave tona”, kishte shkruar Schwabe.

Lajmet Roth kritikon SHBA: S’është fer që u shtuan ekstra kushte ndaj Kosovës për t’u anëtarësuar në KiE >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>