Ronaldo shënon në Championsin e Azisë, goli i 927-të në karrierë

Cristiano Ronaldo po i afrohet gjithnjë e më shumë shifrës së 1000 golave në karrierë.

Superylli portugez i futbollit, mbrëmjen e sotme shënoi golin e 927-të në karrierë.

Ronaldo realizoi në ndeshjen që skuadra e tij Al Nassr e fitoi 3-0 ndaj Esteghlalit të Iranit, në kuadër të një të tetës së finales në Ligën e Kampionëve të Azisë.

Ronaldo shënoi për 2-0 nga penalltia në minutën e 27-të. Skuadra nga Irani nga minuta e 45-të mbeti me një lojtar më pak në fushë.

Mehran Ahmadi u përjashtua pas kartonit të dytë të verdhë. Jhon Duran shënoi dy golat tjerë.

Fillimisht në minutën e 9-të shënoi golin e parë, kurse realizoi edhe golin e tretë në minutën e 84-t.

Ndeshja e parë kishte përfunduar barazim 0-0. Ronaldo me Al Nassr do të luajnë në çerekfinale të Championsit të Azisë.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker