Ronaldo prezantohet te klubi i ri: Puna ime në Evropë ka përfunduar, s’është fundi i karrierës sime

Yll portugez i futbollit, Cristiano Ronaldo, sot është prezantuar si futbollisti më i ri në Al-Nassr, klub ky në Arabinë Saudite, ku i gjithë stadiumi ishte i mbushur për t’i uruar atij mirëseardhje në klub.

Ronaldo në konferencë për media tha se puna e tij në Evropë ka përfunduar, por se ky nuk është fundi i karrierës së tij.

“Jam shumë krenar që kam marrë këtë vendim të madh në jetën dhe karrierën time. Puna ime në Evropë ka përfunduar. Kam luajtur për të gjitha klubet më të rëndësishme”.

“Kam pasur shumë mundësi në Evropë. Shumë klube në Brazil, Australi, në SHBA dhe madje edhe Portugali. Për mua ky është një shans i mirë me njohuritë dhe përvojën time për të rritur klube shumë të rëndësishme”, është shprehur Ronaldo, shkruan Dailymail.

Tutje, ai tha se është i lumtur që gjendet tek klubi i Lindjes së Mesme, teksa shtoi se liga në Arabi është konkurruese./Rahoveci INFO/

Lajmet Ronaldo prezantohet te klubi i ri: Puna ime në Evropë ka përfunduar, s’është fundi i karrierës sime >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!