​Ronaldo: Liga saudite më e mirë se ajo franceze, kanë vetëm PSG-në

Cristiano Ronaldo aktualisht ndodhet në Dubai për Çmimet Globe Soccer ku u shpall lojtari më i mirë në Lindjen e Mesme për 2024.

Ylli portugez me këtë rast foli për shumë tema duke përfshirë ish-klubet e tij dhe për lojërat e tij në Al-Nassr, duke i krahasuar ato me ligën franceze.

“Real Madridi është përpara Barcelonës dhe ata thonë se kanë një sezon të keq? Unë nuk i kuptoj këto gjëra. Bernabeu është një stadium tjetër, të gjithë kanë frikë të luajnë atje. Ky është një fakt. Nëse doni të vini bast për një ekip në Ligën e Kampionëve, vini bastin për Real Madridin – Bernabeu është i tmerrshëm për rivalët, nuk duhet ta konsideroni kurrë Realin të vdekur,” tha Ronaldo për ish-klubin e tij.

Ai tha po ashtu se liga saudite është më e mirë se ajo franceze. “Mundohuni të bëni vrap në 38, 39, 40 gradë dhe do ta shihni. Franca ka vetëm PSG. Të tjerët kanë mbaruar”, tha portugezi, i cili edhe në intervistat e mëparshme ka treguar se nuk e vlerëson ligën franceze.

Ai tha se nuk e ka në plan të bëhet trajner në të ardhmen, teksa për ish-klubin tjetër të tij Manchester United, tha se “problemi nuk është te trajneri, por është ndryshe”, pa dhënë më shumë detaje.


Notice: Undefined index: iconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobiliconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: labelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobillabelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116
Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker