Ronaldo arrin shifrën 935 gola

Në ndeshjen e parafundit të xhiros 33 të ligës profesionale saudite mes Al Nassr dhe Al Khaleeja, Cristiano Ronaldo arriti golin e 935-të në karrierë, por humbi një penallti.
Portugezi megjithatë në fund të kohës shtesë pati një shans për të korrigjuar gabimin e mëhershëm dhe kësaj radhe ishte i saktë.
Ai shënoi golin e dytë për skuadrën nga penalltia tjetër në minutën e shtatë të kohës shtesë. Jader kishte shënuar më parë për vendësit në minutën e 75-të.
Al Nassr kështu fitoi ndeshjen me rezultat 2.:0, por me një penallti të humbur nga portugezi, gjë e cila do t’i shtonte numrin e golave të realizuar në karrierë.