Rohde mirëpret vendimin e Qeverisë për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka përshëndetur vendimin e Qeverisë së Kosovës, për lejimin e hyrjes së mallrave serbe në Kosovë.
Në një shkrim në “X”, ai tha se ky veprim shënon një hap të rëndësishëm drejt zhbllokimit të CEFTA-s.
“E përshëndes vendimin e Qeverisë së Kosovës për hapjen e pikës kufitare Merdarë për mallrat që vijnë nga Serbia. Ky shënon një hap të rëndësishëm drejt zhbllokimit të CEFTA-s. Ne do të mbështesim Qeverinë e Kosovës, për të siguruar plotësimin e nevojave të sigurisë dhe monitorimin e proceseve në pikën kufitare”, shkroi Rohde.