Rohde mbështet deklaratën e BE-së

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, e ka mirëpritur deklaratën Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi.
Ai përmes një postimi në X ka thënë se thirrja drejtuar dy vendeve është shumë e qartë.
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka theksuar se Kosova dhe Serbia duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe me mirëbesim pa vonesa të mëtejshme.
“Një thirrje e qartë kristal e Bashkimit Evropian drejtuar Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe me mirëbesim pa vonesa të mëtejshme”, ka shkruar ai.
Lajmet Rohde mbështet deklaratën e BE-së >> Rahoveci INFO.