Rohde: Kosova do të përfaqësohet nga zyrtarët e saj në CEFTA, jo nga UNMIK-u
Nga sot Kosova nuk do përfaqësohet më me emrin UNMIK në Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA). Kështu ka njoftuar ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde.
“Padyshim lajm i mirë për Kosovën dhe tërë rajonin: CEFTA është zhbllokuar dhe nga tash, Kosova do të përfaqësohet nga zyrtarët e saj, siç do të duhej, dhe jo me UNMIK. Një hap i madh përpara për përfaqësim dhe pjesëmarrje të barabartë në këtë trup rajonal”, ka shkruar ai në plaformën X.
Indeed good news for and the entire region: CEFTA has been unblocked and from now on, will be represented by its own officials, as it should be, rather than by UNMIK. A major step forward for equal representation and participation in this regional body! https://t.co/QTnAQItmzo
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) October 9, 2024
Ai ka shpërndarë postimin e të ministres së Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock.
“Ballkani Perëndimor po afrohet më afër së bashku. Në Procesin e Berlinit ne ishim në gjendje të punonim së bashku për ta zgjidhur nyjën në marrëveshjen e tregtisë së lirë CEFTA. Duke bërë këtë, ne hapim rrugën për përmirësime konkrete për banorët vendas. Dhe forcojmë Evropën tonë të përbashkët”, ka shkruar ajo.
I njëjti postim është shpërndarë edhe nga emisari gjerman Manuel Sarrazin, i cili e ka cilësuar këtë si lajm të mirë./21Media