Rohde i kërkon Kurtit zgjedhjen e menjëhershme Kryeparlamentarit dhe formimin e Qeverisë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur dje në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.
Ambasadori gjerman sot përmes një postimi në rrjetin social Blue Sky tha se në këtë takim ka theksuar rëndësinë e zgjedhjes sa më të shpejtë të kryetarit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë së re.
“Faleminderit për takimin produktiv, Kryeministër! Edhe një herë theksova përpjekjet e vazhdueshme të Gjermanisë për të arritur heqjen sa më të shpejtë të masave ndaj Kosovës. Po ashtu, theksova rëndësinë e zgjedhjes së menjëhershme të kryetarit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë së re”, ka shkruar Rohde në BlueSky. /21Media
Thanks for the productive meeting, Prime Minister! I once again emphasized Germany’s ongoing efforts to have the measures against Kosovo lifted as soon as possible. I also highlighted the importance of swiftly electing the Parliament’s Speaker and forming the new government.
— Ambassador Jörn Rohde (@pristina.diplo.de) April 10, 2025 at 1:54 PM
Rohde në takim me Kurtin kërkon formimin e shpejtë të qeverisë