Rohde: Gjermania mbetet e përkushtuar për ta mbështetur KFOR-in

Gjermania mbetet e përkushtuar për mbështetur KFOR-in. Kështu ka deklaruar ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde.
“Gjermania mbetet e përkushtuar për të mbështetur KFOR-in dhe zbatimin e misionit të tij, siç riafirmohet nga rritja jonë e fundit e ndjeshme me kontingjent”, ka shkruar Rohde.
Rohde po ashtu ka uruar komandanti e ri të KFOR-it, gjeneralmajorin e ushtrisë italiane, Enrico Barduani, i cili e ka marrë edhe zyrtarisht detyrën e shefit të misionit të NATO-s në Kosovë./21Media