Rohde: Agjenda e KiE mund të ndryshojë, por varet nga Kosova

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, e ka lënë të hapur mundësinë e ndryshimit të agjendës së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës për takimin që do të mbahet më 17 maj.

Megjithatë, ambasadori gjerman thotë se Kosova sa më shpejt duhet të marrë një vendim, duke aluduar në themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, që ka dalë si kusht i fundit.

“Agjenda e mbledhjes së Komitetit të Ministrave mund të ndryshohet edhe në minutën e fundit. Por sa më shpejt që Kosova merr një vendim të guximshëm, aq më realiste do jenë 2/3 e shumicës për t’iu bashkuar Këshillit të Evropës!”, shkroi Rohde, duke shpërndarë një citat nga intervista për A2CNN që do të publikohet në mbrëmje.

Lajmet Rohde: Agjenda e KiE mund të ndryshojë, por varet nga Kosova >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>