Rodri fitues i “Topit të Artë”
Mesfushori i Manchester Cityt dhe Spanjës, Rodri është fitues i Topit të Artë. 28-vjeçari u shpall më i miri në ceremoninë e mbajtur të hënën mbrëma në Paris.
Rodri me Spanjën ka fituar Kampionatin Evropian, ndërsa me Manchester Cityn fitoi Premier Leaguen.
Ka shkëlqyer gjatë gjithë edicionit të kaluar. Rodri aktualisht është i lënduar.