Rishikimi i teksteve shkollore, disa nga ekspertët thonë se janë në konflikt interesi

Rishikimet e teksteve shkollore të matematikës dhe gjuhës shqipe janë bërë nga ekspertë të cilët kanë qenë recensentë në të kaluarën, pavarësisht që thirrja e Ministrisë nuk ka lejuar diçka të tillë.

Të njëjtit kanë nxjerrë raport negative për tekstin e matematikës II, përderisa autori I është përgjigjur kritikave në një intervistë për Dukagjinin.

Ishte maji  i vitit 2023 kur Ministria e Arsimit hapi një thirrje për ekspertë që do të rishikonin tekstet shkollore të gjuhës shqipe dhe matematikës.

Ata ekspertë përpara se të vlerësonin cilësinë e teksteve, duhet të përmbushnin një sërë kriteresh, e ndër to asesi të mos ishin aktualisht e as dikur, autorë apo recensentë të teksteve shkollore.

Kriteri i fundit është shkelur me të dyja këmbët kur së paku tre prej ekspertëve të përzgjedhur, kishin qenë recensentë paraprakisht në Abetare e Matematikë.

Projekti në kuadër të BE- KOSED prej ku ka dalë rishikimi, në përbërjen e saj ka pasur, Shemsi Hazirin recensent në Abetare, Ismet Poterën recensent në Matematikë e në gjuhën shqipe Fadil Latifin.

Të tre janë autorizuar pavarësisht kritereve të parapara në thirrjen e vitit 2023 e cila ndalon rreptësishtë përfshirjen si konflikt interesi, me ç’rast edhe e kanë përfunduar rishikimin e tyre nëpër tekstet në fjalë.

Ndërkohë, ky grup ekspertësh tashmë kanë hartuar një raport prej 600 faqesh e të cilin tashmë në dorë e ka edhe Kryeministri.

Sipas tyre në librin e matematikës për klasat e dyta, një njësi mësimore e renditur në faqen 76 është e rëndë për këtë grupmoshë, sepse paraqet sistem të ekuacioneve lineare me dy të panjohura.

Lajmet Rishikimi i teksteve shkollore, disa nga ekspertët thonë se janë në konflikt interesi >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>