Riorganizohet Besa e Pjesës: Zyrtarizohet trajner legjenda e klubit si dhe drejtori sportiv

Besa e Pejës është një ndër klubet më me renome në futbollin e Kosovës, shkruan Rahoveci.INFO.

Klubi nga Rrafshi i Dukagjinit në vitet e fundit është përballur me probleme të mëdha financiaore dhe organizative, derisa klubi ka rënë në Ligën e Dytë të Kosovës.

Besa ka dhënë sinjale të një riorganizim.

Besa ka emëruar kryetrajner Haxhi Zekën, legjendën e klubit. Gjithashtu, pejanët kanë emëruar edhe drejtor sportiv, Adis Salihun.

“Drejtori Sportiv Adis Salihu dhe Kryetrajneri Haxhi Zeka vazhdojnë me grumbullimin dhe përgatitjet e ekipit, në ditët në vijim do të ju prezentojm  prurjet e reja zyrtare në klub”, shkruhet në njoftimin e Besës, përcjell Rahoveci.INFO.

Tre herë kampionët e Kosovës garat po i zhvillojnë në Ligën e Dytë të Kosovës dhe pozicionohen në vendin e fundit me katër pikë pas 15 ndeshjeve.

Lajmet Riorganizohet Besa e Pjesës: Zyrtarizohet trajner legjenda e klubit si dhe drejtori sportiv >> Rahoveci.INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!