Rikthim senzacional në UFC, Jones e ka detyruar kundërshtarin Cyril Gane që të dorëzohet

Jon Jones ka bërë një rikthim triumfal në serinë UFC pas tri vjetëve. Jones ka detyruar kundërshtarin Cyril Gane që të dorëzohet duke fituar kështu titullin e kampionit në peshën e rëndë në serinë UFC të shtunën mbrëma në Las Vegas.

UFC-ja është seria më e madhe e arteve marciale të përziera.

Jones 35-vjeçar, detyroi francezin 32-vjeçar Gane që të dorëzojë meçin pas vetëm dy minutave, duke u bërë kështu kampion i UFC-së në dy kategori.

Ai ishte më herët kampion në peshën gjysmë të rëndë.

Jones vlerësohet legjendë e UFC-së.

Ai ka marrë pjesë në 16 meçe për titull në UFC dhe i ka fituar të gjitha – ndonëse triumfoi i tij i vitit 2017 kundër Daniel Cormier u kthye në “no-contest”, pasi Jones u kap me doping.

Lajmet Rikthim senzacional në UFC, Jones e ka detyruar kundërshtarin Cyril Gane që të dorëzohet >> Rahoveci.INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!