Rikthehet Milani i madh, përmbys Interin në finalen e Superkupës

Një fitore e madhe ishte e Milanit mbrëmjen e sotme përballë interit në finalen e Superkupës së Italisë që u zhvillua në Riad.
Pas Juventusit, Milani i Konseisaos përmbysi edhe Interin duke marrë trofeun.
Një ndeshje e cila u duk e mbyllur, pasi Interi shënoi golin e parë në pjesë të parë me anë të Lautaro Martinezit, dhe dyfishoi shifrat me fillimin e pjesës së dytë.
Por pikërisht kur dukej sikur gjithçka u mbyll kuqezinjtë ndezën motorrët.
Ishte Teo hernandez i cili ngushtoi diferencën në minutën e 52-të duke shtuar ethet e takimit. Interi u përpoq të menaxhonte lojën, por ishte e pamundur.
Pulsic në të 80′ me asist nga Theo Hernandez shënoi golin e barazimit, duke treguar se Milani nuk dorëzohet kurrë dhe e meritonte të shkonte deri në fund.
Në sekondat e fundit të takimit, Abraham bëri mrekullinë duke realizuar golin e 3-të.