Rikthehet energjia në Tiranë e rrethe, reagon OST: Defekti nga linja e interkonjeksionit me Greqinë, shkak temperaturat ekstreme

Pas ndërprerjes prej rreth 30 minutash, është rikthyer energjia elektrike në Tiranë dhe qytetet e tjera të vendit ku kishte probleme.

Operatori i Sistemit të Transmetimit ka reaguar duke zbuluar shkakun pas ngjarjes që preku konsumatorët.

OST bën me dije se shkak kanë qenë temperaturat ekstreme, ndërkohë që defekti ka filluar nga linja e interkoneksionit me Greqinë

“Defekti ka filluar nga linja e interkoneksionit me Greqinë dhe më pas ka vazhduar me efekt kaskadë në të gjithë vendin. Është identifikuar defekt edhe në linjën e Prizrenit.

Nga kqyrja fillestare rezulton se volumet e larta të transmetimit si dhe temperaturat ektreme kane qenë shkaktarët e shkëputjes totale të linjave të transmetimit.

OST po merr masa për rikthimin e energjisë elektrike te të gjithë konsumatorëve”, thuhet në reagimin e OST për këtë rast.

Lajmet Rikthehet energjia në Tiranë e rrethe, reagon OST: Defekti nga linja e interkonjeksionit me Greqinë, shkak temperaturat ekstreme >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>