Rifat Jashari: I kam dhënë 56 familjarë, por i kam fituar 8 milionë shqiptarë

Përfaqësuesi i familjes Jashari, Rifat Jashari, ka mirëpritur në kullë pedagogët ushtarakë që e trajnuan komandantin legjendar, Adem Jasharin.

Ai në një rrëfim ka treguar periudhën kur populli shqiptar vinte për ngushëllime tek ai, pasi familja Jashari u vranë nga agresori serb.

“Për besë kur vishin për ngushëllime në Mynhen atje profesorë e doktorë, shumë e shumë, edhe mu bë e tepërt. Thash o zotni, kurrkush nuk po thotë që janë pak, por i kam dhënë 56, e i kam fitu 8 milionë shqiptarë, edhe qashtu më ka dalë”, ka thënë Jashari në Kanal10.

Kujtojmë që jemi në ditën e fundit të Epopesë së UÇK-së, gjersa theksojmë se më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998, në Prekaz të Skenderajt, forcat serbe sulmuan shtëpitë e familjes Jashari, duke lënë të vrarë mbi 50 anëtarë të kësaj familjeje.

Më 24 mars të vitit 1999, me urdhër të ish-sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Havier Solana, filluan sulmet ajrore të forcave të NATO-s kundër caqeve serbe në Kosovë dhe në Serbi.

Pas 78 ditë bombardimesh të NATO-s, Sllobodan Millosheviqi, në atë kohë president i Serbisë, u dorëzua në qershorin e vitit 1999 dhe pranoi Marrëveshjen e Kumanovës.

Më 10 qershor, Këshilli i Sigurimit miratoi Rezolutën 1244, me të cilën vendosi administratën e përkohshme të OKB-së në Kosovë dhe fuqizoi praninë ushtarake të KFOR-it.

Kosova, në partneritet me bashkësinë ndërkombëtare, ndërtoi institucionet e saj, ndërsa më 17 shkurt të vitit 2008 shpalli pavarësinë.

Sot ishte edhe “Nata e Zjarreve” në Prekaz ku u ndezën flakadanët në kujtim dhe nderim të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroizmit të komandantit legjendar, Adem Jashari, familjes Jashari dhe gjithë të rënëve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Ndezja e flakadanëve u bë në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Njëherësh, në orën 18:00 në shtatë rajone të Kosovës janë ndezur flakadanë në kujtim të Epopesë së lavdishme të UÇK-së dhe familjes Jashari.

Lajmet Rifat Jashari: I kam dhënë 56 familjarë, por i kam fituar 8 milionë shqiptarë >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>