Rezultatet zhgënjyese, Manchester United shkarkon Ten Hag

Drejtuesit e Manchester United njoftuan sot përfundimin e kontratës me Erik ten Hag, për shkak të një fillimi të dobët të sezonit, që ka bërë që skuadra historike të jetë në vendin e 14-të në Premier League pas nëntë ndeshjesh.
“Erik ten Haag ka dhënë dorëheqjen si trajner i ekipit të parë të meshkujve të Mançester Junajtid”, thuhet në njoftimin përkatës, ndërsa për situatën e pasardhësit, shtohet:
“Rud van Nistelrooy do të marrë përsipër detyrën e trajnerit të përkohshëm, i mbështetur nga stafi aktual i trajnerëve.”
Puna e holandezit 54-vjeçar ishte objekt spekulimesh për pjesën më të madhe të sezonit të kaluar, pasi United shënoi pozitën e tyre më të keqe në Premier League (në vendin e 8-të).
Megjithatë, një humbje befasuese në finalen e Kupës FA ndaj Manchester Cityt, si dhe fakti që Ten Haag përmendi një sërë dëmtimesh për imazhin e dobët, i dha holandezit një tjetër shans.
Ai nënshkroi një kontratë të re deri në vitin 2026 dhe mori një tjetër shans për t’i kthyer 20 herë kampionët e Anglisë në lavdinë e dikurshme, por nuk ia doli.