“Rezoluta e PS komplot?”/ Rama i përgjigjet opozitës: SPAK ilaç i hidhur, o e pi o vdes!

Projekt-rezoluta anti-korrupsion e propozuar nga PS kalon sot në Kuvend për miratim.

Para futjes në sallën e Kuvendit, Basha paralajmëroi votën kundër, duke thënë se nuk e ngrenë kartonin kundër reformës në drejtësi.

Kjo rezolutë sipas tij është një komplot kundër drejtësisë, sidomos ndaj SPAK.I pranishëm në Kuvend është edhe kryeministri Rama, i cili tha se kjo rezolutë mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE. 

‘Rezoluta antikorrupsion është çfarë i duhet nga ky parlament sot republikës dhe qytetarëve për të mbështetur anëtarësimin në BE në 2030. 

Kjo nismë nuk ka të bëjë me komentet që janë, janë fantazuar qëllime të fshehta si vënia nën kontroll e SPAK.

Jo, ne jemi në luftë me korrupsionin prej 10 vitesh ndaj ka ndodhur edhe reforma në drejtësi bashkë me lindjen e SPAK që ka patur ka e do të ketë mbështetjen pa kushte të kësaj shumice.

SPAK është ilaçi i hidhur që o e pi o vdes, dhe kush e pi një herë po një herë jo, siç bëni ju, jo nuk ka shans të vetëpastrohet po vetëm zgjat agoninë e vet dhe tretet sic po treteni jut e rrugica e shpresës. 

Pikërisht se ne jemi future në luftë me korrupsionin ka ndodhur edhe transformimi përmes dixhitalizimit, bashkë me fundit e radhave pa fund, edhe reforma e prokurorimeve publike dhe ngjitha e Shqipërisë nga vendi i fundit në të parin në pikëzimin rajonal në këtë fushë. 

Ndaj ka ndodhur edhe celja e bisedimeve për neogociata.Lufta e nisur 10 vjet më parë kundër korrupsionit është e vërtetë. Ush rri e numëron u thirr ky e ai, duke e kthyer opozitën politike dhe mediatike në llogore baltosjeje thjesht do të zhytet vete, dhe do nxihet nga mëria.’, tha Rama.

Lajmet “Rezoluta e PS komplot?”/ Rama i përgjigjet opozitës: SPAK ilaç i hidhur, o e pi o vdes! >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>