Rexhaj i VV-së: Haxhiu do të jetë sërish kandidate për kryeparlamentare, do të shkojmë prap me votim të fshehtë
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka konfirmuar se Albulena Haxhiu do të jetë sërish kandidate për kryetare të Kuvendit.
Ai tha se do të shkojnë sërish me votim të fshehtë, dhe kjo sipas tij bëhet për të mundësuar ndonjë deputeti që të votojë fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit.
“Nuk ka ndryshim, sërish do ta kemi pra kandidaten Albulena Haxhiu. Sigurisht që votimi i fshehtë nuk është shkelje as ligjore, as procedurale dhe besoj që do të shkojmë në të njëjtën formë. Subjektet politike tashmë i kanë qëndrimet e veta, unë nuk e kuptoj pse nuk hyn në votim të fshehtë, dhe ndoshta kjo na shtyn në idenë e asaj që ata mund të kenë frikë ndoshta nga deputetët e tyre, mirëpo nuk e besoj këtë. Pra, të shkojmë me votim të fshehtë, Vullneti i deputetit është vullneti i qytetarëve Prandaj edhe ta zhbllokojmë këtë pjesë për të kaluar te pjesa e Qeverisë”, tha Rexhaj. /Rahoveci INFO