Resorti në Sazan nga dhëndri i Trump/ Rama: Do bëhet xhevahiri më i ndritshëm i turizmit mesdhetar

Kryeministri Edi Rama pranon se grupi i përfaqësuar nga dhëndri i ish-Presidentit amerikan Donald Trump ka dorëzuar zyrtarisht projektin për investim në ishullin e Sazanit.

Në një intervistë për emisionin Opinion me gazetarin Blendi Fevziu, Kryeministri Rama tha se sa i përket Zvërnecit, nuk kanë ende një projekt zyrtar të dorëzuar nga ky grup.

Duke folur për Sazanin, nëse projekti realizohet, Kryeministri shprehet se ky ishull do të shndërrohet në xhevahirin e turizmit në Mesdhe.

“Po ndodh ajo që po ndodh dhe do të ndodhë edhe me të tjera investime. Ka ardhur ky grup që ka në krye dhëndrin e Presidentit Trump. Ne nuk kemi akoma asnjë projekt të dorëzuar zyrtarisht për pjesën e Zvërnecit. Zyrtarisht është dorëzuar një kërkesë për Sazanin nga ky grup për të bërë në Sazan një investim që ta transformojë Sazanin në atë që ka qenë dëshira e paardhësve të mi, kemi pasur 3-4 kërkesa më parë joformale nga investitorë të mëdhenj që  i kemi refuzuar ne sepse nuk kanë qenë qasje të përputhura me atë që ne mendojmë dhe në këtë rast shpresojmë që të jetë rasti që Sazani të bëhet xhevahiri më i ndritshëm i kurorës së turizmit mesdhetar, një destinacion turistik i cili të jetë një destinacion i nivelit më të lartë të harmonizmit mes natyrës dhe ndërhyrjes së njeriut dhe që të sjellë konsumatorët  e nivelit më të lartë të turizmit në botë. E vë Shqipërinë në nivelin më të lartë që disponojnë të tilla adresa në perimetrin e tyre dhe i sjell Shqipërisë një burim të ri të ardhurash për shqiptarët, për buxhetin e shtetit, për ekonominë tonë”.

Kryeministri thekson se nëse realizohet ky investim në Sazan, do të sjellë turizmin e nivelit më të lartë botëror, çka përkthehet në më shumë të ardhura për buxhetin e shtetit.

“Këtu bëhet fjalë për të sjellë turizmin e nivelit më të lartë që është një turizëm që ndryshe nga turizëm masiv, nuk ndot, që me një klient sjell në ekonominë e vendit të ardhura sa për 100 turistë që vijnë me çantë. Ne kemi diskutuar për vizion. Qëllimi është të marrim shkas nga të gjitha zhvillimet  e tjera dhe të bëjmë një zhvillim që të jetë një shembull se si investohet në harmoni me natyrën dhe krijohet një impakt ekonomik shumë më i fortë”, deklaroi Kryeministri Rama./ Opinion

Lajmet Resorti në Sazan nga dhëndri i Trump/ Rama: Do bëhet xhevahiri më i ndritshëm i turizmit mesdhetar >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>