Reshjet e shiut përmbysin rrugët në Vlorë

Reshjet e shiut të rëna në Vlorë përgjatë gjithë ditës së sotme, por edhe mbrëmjes së shtunës, kanë bërë që në shumë segmente rrugore të qytetit të ketë prezencë të shtuar të ujit.

Disa akse, ndër vite problematike, janë pushtuar nga uji. Më problematike është situata në rrugën “Hasan Kushta” ose zonën “Albano dhe Romina”, rrugën “Kosova” dhe zonën pranë bibliotekës publike të Vlorës.

Në zonën e lagjes “1 Maji” ka prezencë të shtuar të ujit në oborret e banesave dhe në hyrjet e tyre për shkak të ujit të ardhur nga kanali kullues pranë kësaj zone. /vizionplus.tv

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker