Reshjet e borës, ndaloni ngjitjen në borë për 72 orë

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës i ka bërë thirrje të gjithë adhuruesve të borës që të shtyjnë planet për të paktën 72 orët e ardhshme shkaku i reshjeve të borës, të cilat mund të sjellin ortekë.

“Nga këto momente deri në 72h e ardhshme luteni të keni kujdes dhe ti evitoni aktivitetet e juaja në vendet e ekspozuara ndaj rrezikut. Niveli i rrezikshmërisë nga ortekët është në shkallën 5 (shumë e rrezikshme). Gjithashtu, të keni kujdes edhe në komunikacion në zonat malore, gjendja e rrugëve është koënform kushteve dimërore. Andaj të keni kujdes gjatë skijimit (jashtë shtigjeve të rregulluara) apo ngjitjeve bjeshkatare në sipërfaqet e pjerrëta malore nga 30°~50° , e sidomos në shtigjet apo kalimet e ekspozuara. Pas reshjeve të borës pritni për 48 orë të tranzicionit të shtresave të borës. Mos skijoni/ ngjiteni të vetmuar! Planifikoni itinerarin me kujdes dhe njoftoni të tjerët për atë! Kujdes gjatë skijimit në pyje , gropat e drunjëve janë të rrezikshme dhe vdekjeprurëse!”, thuhet në njoftim.

Ky shërbim ka publikuar pajisjet që janë të obligueshme për një bjeshkatar sa i përket elementeve të sigurisë.

-Transmetuesin
-Lopatën
-Sondën
-Çantën e ndihmës së parë
-Helmetën
-Kazmën
-Kthetrat
-Veshmbathje adekuate dimërore
-Telefonin e karikuar
-Llampë,
dhe të gjitha pajisjet e tjera të nevojshme.

Lajmet Reshjet e borës, ndaloni ngjitjen në borë për 72 orë >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>