Rënie e madhe e çmimit të naftës në tregjet botërore

Pas rritjes së çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare ditëve të fundit, sërish çmimi ka pësuar rënie të madhe dy ditëve të fundit. Përderisa para disa ditëve çmimi i naftës kishte shkuar në rreth 85 dollarë për  barel, tani kemi një ulje të ndjeshme të çmimit.

Sot tregu i naftës është hapur me rreth 74 dollarë në tregun amerikan dhe 78,5 dollarë në tregun evropian, çka është një ulje me rreth 7 dollarë për një barel në krahasim me tri ditë më parë.

Ajo që është edhe më e rëndësishme është fakti se çmimi i naftës po vazhdon të bie rregullisht dhe kjo për faktin se ka një ulje të madhe të kërkesës, sidomos nga Kina, e cila është importuesi më i madh i derivateve të naftës.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!