Reforma Zgjedhore, OSBE porosi politikës shqiptare: E rëndësishme të ndiqen rekomandimet e ODIHR

I pranishëm në qytetin e Gjirokastrës, ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato, ka komentuar nisjen e procesit për Reformën Zgjedhore dhe Kodin e Ri zgjedhor.

Sipas tij e rëndësishme është marrja parasysh e rekomandimeve të OSBE-ODHIR dhe konsensusi mazhorancë-opozitë.

“Për ne është shumë e rëndësishme që Shqipëria të ndjekë rekomandimet e misionit të OSBE-ODHIR që mendoj se është normale, për ne ky mision ka pasur disa rekomandime dhe është normale që të ketë reagim për to dhe ju duhet ta bëni këtë reformë nëpërmjet një dialogu politik konstruktiv. Kjo është mbi të gjitha, të funksionojë demokracia parlamentare dhe mendoj se reforma elektorale është një nga ato raste kur duhet kontributi i të gjithëve, mazhorancës, opozitës, i të gjithë faktorëve, duhet të gjendet ky bashkëpunim”, u shpreh ai.

Ambasadori i BE-së ishte i pranishëm në takimin e hapjes së projektit “BE për ekonominë qarkulluese -menaxhimi rajonal i mbetjeve për zonën e menaxhimit të mbetjeve Gjirokastër-Vlora e Jugut”.

Për këtë projekt nga BE-ja është caktuar një financim prej 19 milion eurosh për mbështetjen e bashkive të këtyre zonave për të krijuar një infrastrukturë moderne të mbetjeve të ngurta që përputhet me standardet e BE-së.

Lajmet Reforma Zgjedhore, OSBE porosi politikës shqiptare: E rëndësishme të ndiqen rekomandimet e ODIHR >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>