Reforma Zgjedhore mblidhet online, Gjiknuri: PS s’ka draft, presim opozitën

Pas dështimit të mbledhjes së kaluar për shkak të kaosit të deputetëve të Rithemelimit komisioni për Reformën Zgjedhore u mblodh ‘online’ ditën e sotme në orën 10:30 në seancën ku u diskutuan rekomandimet e përfaqësuesve të organizatave të shoqërisë civile.

Bashkëkryetari i komisionit, Enkelejd Alibeaj tha se mbledhja online ishte e vetmja mënyrë që përfaqësuesit e organizatave civile të mund të parashtrojnë rekomandimet e tyre për shkak se kaosi i deputetëve të Rithemelimit ka pamundësuar mbledhjet fizike.

“Iu kërkoj ndjesë për moszhvillimin e kësaj mbledhje disa ditë më parë, për arsye që tashmë dihen. Besoj kam mirëkuptimin tuaj dhe kjo është një mënyrë që do u japë mundësi të shprehni pikëpamjet tuaja mbi atë se çfarë duhet të diskutojë komisioni i Reformës Zgjedhore. E mira do të ishte që përveç përshkrimit të asaj se çfarë mendoni, të depozitoni në formë të shkruar materialet që do të prodhoni gjatë kësaj periudhe”, tha Alibeaj.

Nisja e grumbullimit të propozimeve, u shfrytëzua nga bashkëkryetari socialist Damian Gjiknuri për të sqaruar përse PS nuk ka sjellë një draft për ndryshimet në Kodin Elektoral.

“Nuk është se jemi pasivë, jo se jemi shterpë, ne shqyrtojmë propozimet e opozitës… nëse do dilnim me draftin tonë reforma do të kishte mbaruar”– u shpreh Gjiknuri.

PS e PD dëgjuan për disa orë, propozimet e Shoqërisë civile, që kërkon lista të hapura, reformim të KQZ, zgjidhjen e çështjes së financimeve por edhe adresimin përfundimisht të përdorimit të institucioneve për fushatë.

Vota e diasporës ishte po ashtu kryefjalë e propozimeve të shoqërisë civile, e cila edhe pse po kërkohet nga të gjitha palët, duket e pamundur për zgjedhjet e ardhshme, pasi asnjë hap nuk është bërë për realizimin e saj.

Sipas të dhënave të INSTAT numri i Shqiptarëve që jetojnë nëpër botë është 1 milionë e 684 mijë 135 emigrantë deri në fund të vitit 2021, shifër e përafërt kjo, me numrin e votuesve në zgjedhjet e fundit parlamentare.

Gjatë mbledhjes online të komisionit për Reformën Zgjedhore, bashkëkryetari Enkelejd Alibeaj i ka tërhequr vëmendjen deputetit socialist, Damian Gjiknuri duke i thënë se po merr më shumë kohë se çfarë duhet gjatë fjalës së tij.

Gjiknuri tha se u përpoq të nënvizonte për përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile se duhet të parashtrojnë rekomandime të vlefshme për Reformën Zgjedhore dhe jo të komentojnë mbi problematikat e mbledhjes së komisionit.

Pjesë nga diskutimi mes 2 bashkëkryetarëve:

Alibeaj: Jemi bashkëkryetarë dhe të drejtat janë të barabarta. Sapo harxhuat më tepër kohë sesa ajo që premtuat.

Gjiknuri: Një nga detyrat e bashkëkryetarit është t’i japi legjitimitet dhe organit i cili qëndron dhe unë si bashkëkryetar mendova se fola dhe në emër të të tjerëve, megjithatë edhe ky është bashkëdrejtim. Alibeaj: Flisni në emrin tuaj sepse nuk është e hijshme që ne i thërrasim organizatat e Shoqërisë Civile dhe pastaj t’i agresojmë në një farë mënyrë, nuk do të ishte e ndershme. As unë mund të mos jem dakord me konsideratat që Gogo tha në lidhje me procesin politik, por ne duhet ta dëgjojmë.

Lajmet Reforma Zgjedhore mblidhet online, Gjiknuri: PS s’ka draft, presim opozitën >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>