Reforma zgjedhore, Çuçi: PS ka bërë gati mënyrën si mund të votojnë emigrantët

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, në fjalën e mbajtur në seancën e sotme vlerësoi rikthimin e opozitës në Parlament dhe përfundimin e atij që ai e quajti “aksion absurd”.

“E përshëndes kthimin e kolegëve në normalitet dhe përfundimin e këtij aksioni absurd. Si duket kanë filluar të lexojnë sondazhe, por pavarësisht nga shkaqet që i kanë bërë të kthehen, mbetet për t’u përgëzuar një jetë normale parlamentare”, tha Çuçi.

Lidhur me Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore, Çuçi tha se sot mbaron afati i një komisioni që ka zgjatur më shumë se çdo komision tjetër.

Sot mbaron afati i komisionit dhe për fat të keq po presim produktin përfundimtar, nga deklarimet e Alibeajt duket se nuk do të ketë një produkt përfundimtar. Alibeaj e tha se produkti i këtij komisioni do të ishte dokumenti që kemi dorëzuar në parlament. Por çfarë komisioni bipartizan konsensual mund të ngrihet mbi këtë premisë kur pakica vjen me një draft, e dorëzon në Kuvend dhe thotë këto janë kushtet tonë. Ky është dhe burimi i dështimit të këtij komisioni. Gjithsesi ne do të presim rekomandimet e komisionit, do ti shqyrtojmë dhe do të mbajmë një qëndrim në Parlament. Në lidhje me faktin nëse PS i do apo jo listat e hapur, po ne jemi ata që kemi votuar që emigrantët të votojnë. Të gjithë këto janë adresuar dhe do presim rezultatet e komisionit bipartizan që ka zgjat më shumë se askush tjetër dhe si duket nuk ka asnjë produkt si asnjë komision tjetër”, deklaroi Çuçi duke theksuar se PS është forca që ka bërë gati dokumentet se si emigrantët të votojnë“, u shpreh Çuçi.

Lajmet Reforma zgjedhore, Çuçi: PS ka bërë gati mënyrën si mund të votojnë emigrantët >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>