​Real Madridi kërkon kompensim nga UEFA për rastin e Superligës

Real Madridi ka njoftuar se do të kërkojë kompensim nga UEFA, pasi Gjykata Rajonale e Madridit ka rrëzuar ankesat e paraqitura nga UEFA, Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) dhe LaLiga lidhur me çështjen e Superligës Evropiane.

Klubi madrilen theksoi se vendimi konfirmon shkeljen e rregullave të konkurrencës nga UEFA, duke abuzuar me pozicionin e saj dominues. “Ky vendim i hap rrugën klubit për të kërkuar dëmshpërblim të konsiderueshëm”, thuhet në njoftimin e Real Madridit.

Superliga u shpall në vitin 2021 nga 12 klube evropiane, por projekti dështoi shpejt për shkak të reagimeve të ashpra nga tifozët dhe institucionet. Megjithatë, Real Madridi dhe Barcelona mbetën të vetmet që ende e mbështesin idenë.

UEFA deklaroi se do ta shqyrtojë vendimin përpara se të ndërmarrë hapat e mëtejshëm dhe shtoi se rregullat e saj aktuale për garat ndërkufitare mbeten plotësisht në fuqi.

Ky zhvillim vjen pasi Parlamenti Evropian ka përsëritur kundërshtimin ndaj garave të shkëputura si Superliga, duke paralajmëruar se ato “rrezikojnë ekosistemin e futbollit evropian”.

error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker