​Real Madrid mbetet pa Bellingham para botërorit të ekipeve

Futbollisti anglez Jude Bellingham do t’i nënshtrohet një operacioni në shpatull këtë verë pasi ka luajtur me dhimbje për 18 muajt e fundit.

Mesfushori i Real Madrid ka vuajtur nga probleme që kur u lëndua gjatë ndeshjes kundër Rayo Vallecano, në nëntor 2023.

21-vjeçari mbeti jashtë fushës në dy ndeshje të Real Madridit dhe gjithashtu humbi ndeshjet e fundit kualifikuese të Anglisë për Euro 2024.

Bellingham shtyri operacionin dhe u detyrua të luante me një shpatull të tendosur rëndë për të parandaluar dëmtimin e mëtejshëm, shkruan Marca spanjolle.

Operacioni mund të bëjë që Bellingham të humbasë Kupën e Botës për Klube të muajit qershor. Real përballet me Al Hilal, Red Bull Salzburg dhe Pachuca, në një përpjekje për të siguruar çmimin prej 100 milionë eurosh.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker