​Real fiton pas kthesës së madhe ndaj Valencia

Futbollistët e Real Madridit kanë mposhtur Valencia, në ndeshjen e mbetur të La Ligës, e cila ishte shtyrë për shkak të vërshimeve katastrofale që goditën rajonin vitin e kaluar.

Valencia në “Mestalla” ishte në epërsi deri në finish të ndeshjes, por për epilogun u përkujdesën kroati Lluka Modriq dhe Jude Bellingham.

Hugo Duro solli në epërsi bardh-e-zinjtë në minutën e 21-të, me të cilin rezultat 1:0 përfunduan edhe 45 minutat e para.

Reali tentoi të gjejë golin në pjesën e dytë, por Jude Bellingham humbi një penallti në minutën e 55-të duke qëlluar vetëm shtyllën.

Katër minuta më vonë një gol i shënuar nga francezi Kylian Mbappe u anulua për shkak të pozitës jashtë loje.

Vinicius Junior u përjashtua nga fusha pasi goditi portierin e Valencia, Stole Dimitrievski në minutën e 79-të.

Pesë minuta para përfundimit së ndeshjes Lluka Modriq mori një top nga Jude Bellingham, të cilin e shfrytëzoi për mrekulli duke barazuar shifrat në 1:1.

Kur pritej që ndeshja të përfundojë pa fitues, Jude Bellingham shënoi për golin e dytë të madrilenëve në minutën e pestë të kohës shtesë.

Kujtojmë, ndeshja ishte planifikuar më 2 nëntor, por u shty për shkak të përmbytjeve të mëdha në Valencia që rezultuan në humbjen e disa jetëve.

Pas 19 xhirosh, Real Madrid ngrihet në vendin e parë në tabelë me 43 pikë, dy më shumë se rivali i qytetit Atletico Madrid në vendin e dytë, por me një ndeshje më pak.

Valencia mbetet vetëm me dy fitore në këtë sezon, në pozitën e 20-të me 12 pikë.


Notice: Undefined index: iconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobiliconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: labelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobillabelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116
Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker