Reagon Tahiri: Çfarë qeverie është ajo që guxon të dështojë në ekzekutimin e pagave

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri ka reaguar pasi punëtorëve të sektorit publik nuk i janë ekzekutuvar pagat.

Tahiri ka pyetur se çfarë qeverie duhet të jetë ajo e cila guxon të dështojë në ekzekutimin e pagave.

“Çfarë qeverie duhet të jetë ajo e cila guxon të dështoj në ekzekutimin e pagave, duke shkelur dinjitetin e shumë familjeve që mezi arrijnë t’ia dalin nga muaji në muaj? E kisha paralajmëruar këtë skandal. O djem, mos luani me njerëzit, mos luani me shtet! Nesër është i pari”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Nuk dihet akoma pse pagat e sektorit publik nuk janë ekzekutuar sot.

Lajmet Reagon Tahiri: Çfarë qeverie është ajo që guxon të dështojë në ekzekutimin e pagave >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker