Reagon Krasniqi pas vendimit të Kurtit për Manastirin e Deçanit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, e ka quajtur të papërgjegjshëm kryeministrin Kurti, për të cilin thotë se nuk ka zgjedhur gjuhë e as veprime për të ardhur në pushtet dhe se i njëjti e ka kualifikuar si tradhti, vendimin e Kushtetueses që sot kërkoi të zbatohet për Manastirin e Deçanit.

I pari i PDK-së, thotë se Kurti e ka ditë që ky vendim është obligues por pavarësisht kësaj e ka përdorë si çështje për interesin personal e partiak.

“Ky është çmimi që paguan shoqëria për një politikan të papërgjegjshëm, i cili nuk ka zgjedhur as gjuhë dhe as veprime për të ardhë në pushtet, e po detyrohet që të shkelë mbi secilën fjalë përmes së cilës ka ardhur deri këtu. Kryeministri Kurti e ka ditur nga fillimi që ky vendim është obligues, por e ka përdorur këtë çështje, siç ka përdorur shumë të tjera, për të përçarë opinonin me gjuhë helmuese, duke pasur parasysh vetëm interesin personal e partiak dhe jo atë qytetar e shtetëror”, tha Krasniqi për Express.

Ai tha se nga moszbatimi i këtij vendimi, Kosova ka pësuar stagnim në ekonomi, raporte të tensionuara me ndërkombëtarët etj.

“Ju kujtohet, ka qenë vetë Kryeministri që dikur e ka kualifikuar si tradhëti një vendim të tillë, duke anatemuar e sulmuar secilin protagonist politik të vendit tonë ndër vite. Sot, është vet ai që po i zbaton këto vendime. Tani, çështja kryesore është se çfarë ka humbur Kosova: vite të shumta të humbura në agjendën e saj integruese, sanksione e masa ndëshkuese nga aleatët kryesorë e që nënkupton edhe stagnim të progresit ekonomik, tensionim të raporteve me partnerët ndërkombëtarë, si dhe humbje të respektit për shtetin tonë, mes shumë dëmeve të tjera”, shton tutje kreu i PDK-së, Memli Krasniqi.

Sipas tij, situata e sotme vetëm ka shpërfaqë natyrën mashtruese të Kurtit ndaj qytetarëve të vendit.

“Ky nuk është ndryshim në qëndrim i këtij Kryeministri. Kjo situatë, sikur shumë të tjera si sot, vetëm po shpërfaqin natyrën e tij mashtruese ndaj qytetarëve të Kosovës, ndaj shtetit të Kosovës dhe vet politikës të cilën e ka predikuar deri sot”, ka thënë ai.

Lajmet Reagon Krasniqi pas vendimit të Kurtit për Manastirin e Deçanit >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>