Rasti në Shtërpcë, Zeka i ashpër: Merrni mësim nga nëna e të plagosurit, oj lopë të gjalla

Gazetari Milaim Zeka ka reagua ashpër ndaj atyre që e kanë gjykuar ushtarin e FSK-së, i cili dyshohet se ka plagosur dy rinj serbw dje në Shtërpcë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka fyer me fjalë të rënda ata që kanë dënuar ushtarin e FSK-së pa i ditur rrethanat.

Zeka i ka ftuar të gjithë kritikuesit që të marrin mësim nga nëna e 11-vjeçarit të plagosur, e cila ka thënë se ushtari ka gjuajtur në asfalt.

“Ju qe po dhini mut permes gojes duke e denuar ushtarin e FSK-se per rastin e Shterpces, kur Gjykata do ta thote fjalen e vet, krejte keni me hanger. Qysh more mundeni me denu nje rast pa e dite ngjarjen, pa i dite rrethanat. Merrni mesim nga nena e femiut ser oj lopte e gjalla, lexone qe tha se djali ” ka gjujte ne asfalt, pastaj pelumbi e ku a goditur femiun”!!! Vazhdoni me hanger mut, sepse nuk keni ndonje pune ma te meqme. Cili njeri pajtohet sikur te kishte qellim ne gjuajtje?!”, ka shkruar Zeka.

Ai ka kritikuar edhe reagimet e ndërkombëtareve.

“Pse me pas ky vend hetues, prokuror, gjykates, kur ka te huaj e vendor qe luajne rolin e tyre?!!! Une jam me ushtarin, i cili ne nje rrethane teper te rende, ka perdorur armen ne vetmbrojtje, pa asnje qellim qe ta lendonte dikend!!!”, ka shkruar Zeka.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!